Kriza e emigrantëve, BE-ja takim të jashtëzakonshëm

469
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për bisedime urgjente lidhur me luftimin e përshkallëzimit të krizës së emigrantëve. Luksemburgu, i cili mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian ka bërë me dije se ministrat e brendshëm nga të gjitha 28 shtetet anëtare do të mbajnë mbledhje të jashtëzakonshme më 14 shtator, duke thënë se “kriza ka arritur përmasa të papara”. Ajo pason një javë pas mbytjes së një numri të emigrantëve në ujërat e Mesdheut si dhe vdekjes së 71 të tjerëve në një kamion në Austri.
Sigal