Kriza e emigracionit, Gjermania hap një tjetër qendër strehimi

19
Gjermania ka hapur një tjetër qendër strehimi për refugjatët nga Ballkani në landin e Bavarisë. Mësohet se qendra ndodhet në qytetin e Ingolsatdit dhe pritet të strehojë 500 emigrantë nga Evropa Juglindore. Autoritetet gjermane bëjnë me dije se godina më parë ka funksionuar si kazermë ushtarake. Arsyeja e kësaj iniciative nga shteti gjerman është kthimi i emigrantëve sa më shpejt në vendet e tyre të origjinës, pasi shanset e tyre për të përfituar azil janë shumë të vogla. Gjatë qëndrimit të azilkërkuesve në këtë qendër, shteti gjerman do të verifikojë kushtet për marrjen e azilit, për të bërë më pas deportimin e tyre. Sipas statistikave të qeverisë gjermane nga 20.000 kërkesat për azil në Gjermani që janë dorëzuar nga fillimi i janarit deri në fund të korrikut, rreth 15,3 për qind ose rreth 3.000 prej tyre vijnë nga Kosova, 15 për qind tjerë vijnë nga Shqipëria dhe rreth 6 për qind nga Serbia.