Kritikohet qeveria Bavareze për hapjen e “kampeve të dëbimit”

647
Qeveria e Bavarisë në Gjermani është kritikuar ashpër sot për shkak të planeve për hapjen e të ashtuquajturave “kampe të dëbimit” për imigrantët ekonomikë, kryesisht nga vendet ballkanike, të cilëve kërkesat për azil me gjasë do tu refuzohen, raporton DPA nga Berlini.
Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, tha gjatë fundjavës se dy kampe do të ndërtohen afër kufirit me Austrinë për t’i vendosur imigrantët nga vendet e klasifikuara si të sigurta dhe, rrjedhimisht, me gjasë se do të dëbohen.
Zoti Seehofer ka argumentuar se grupimi i imigrantëve ekonomikë, kryesisht nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, do të ishte një mënyrë efikase e klasifikimit të kërkesave për azil dhe për përshpejtimin e dëbimeve.
Rivalët politikë dhe partitë opozitare e kanë akuzuar kryeministrin Seehofer, se po përpiqet të fitoj poena politikë dhe të nxisë ndjenja kundër imigrantëve, derisa sulmet e mbështetësve të krahut të djathtë kundër imigrantëve dhe qendrave të vendosjes, po shënojnë rritje të madhe në gjithë vendin. Imigrimi është çështje kontestuese në Gjermani, ku një fluks i paprecedent i azilkërkuesve i ka ngarkuar pa masë shërbimet publike.
Afro 400 mijë imigrantë pritet të paraqesin kërkesa për azil në Gjermani gjatë këtë viti.
Sigal