Sigal

Zhvillime të reja në Gjirokastër, aty ku qëndron prej tre ditësh trupi i pajetë i ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas, që u vra nga RENEA në fshatin Bularat. Së fundi mësohet se trupi i 35-vjeçarit do të sillet në Tiranë për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore.

Ky ka qenë vendimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila drejton hetimet bashkē me një prokuror të Gjirokastrës. Familjarēt e Kaçifas kishin kërkuar përfshirje të autoriteteve greke në hetime. Për këtë arsye refuzuan të tērhiqnin trupin dhe të kryenin ceremoninë mortore.