Krijimi i qeverisë, Haradinaj nis lëvizjet e para, ja kujt i dërgon ftesë për takim

553
I nomunuari për kryeministër nga koalicioni PAN, kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ftuar sot në takim liderin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe atë të LDK-së, Isa Mustafa.
Në letrën e dërguar një ditë më parë, Haradinaj u ka propozuar që takimin ta mbajnë në zyrat e Kuvendit të Kosovës.

“Për nesër kam propozuar takim me Visar Ymerin dhe Isa Mustafën. Kam propozuar që takimi të mbahet në zyrat e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj pas ftesës që ua ka dërguar Ymerit e Mustafës.

Por asnjë nga të ftuarit nuk i kanë kthyer përgjigje pozitive dhe nuk dihet nëse do të realizohet takimi gjatë ditës së sotme.
Sigal