Krijimi i Mbretërisë së Anglisë, gjenden monedha, argjendari dhe bizhu të vikingëve

713
Një grumbull monedha, sende argjendi dhe bizhuteri të ndryshme që i përkasin vikingëve, të zbuluara përmes një detektori metalik amator, mund të hedhin dritë mbi historinë sesi u krijua Mbretëria e Anglisë.
186 monedha, 7 copëza bizhuterish dhe 15 shufra argjendi u varrosën rreth fundit të viteve 870 teksa mbretërit e anglosakson, në atë që njihet sot si Anglia, nisën të luftojnë kundër zgjerimit të vikingëve përqark Britanisë.
Detektoristi James Mather, ishte ai që zbuloi rastësisht këtë grumbull, që arkeologët e përshkruajnë si të një rëndësie kombëtare. Zbulimi u bë në muajin tetor në Watlington, Oxfordshire dhe zbulimi i tij u bë publik sot në Muzeun britanik në Londër.
Mather përshkruan sesi u ndje kur bëri krejt rastësisht këtë zbulim.
“Ishte sikur pësova një shok, u emocionova, u gëzova dhe mu duk pak si e pabesueshme. Më kapi adrenalina, sepse kur gjen kështu sendesh nuk je i sigurtë, nuk di cfarë të bësh. A po ëndërroja? Pas një minuti mu duk sikur u rizgjova. Cfarë janë këto monedha? Nga cfarë janë të përbëra, të kujt janë? Dhe pastaj mendova, cfarë duhet të di për to? Për të marrë përgjigje, telefonava disa arkeologë” tha ai.
Vikingët kanë sulmuar pozicionet e anglosaksonëve në britaninë e sotme, që prej shekullit të 8 por në fund të shekullit të 9, mbreti Alfred i Wessex, Alfredi i madh, mposhti forcat vikinge në betejën e Edington, në jugperëndim të Anglisë.
Ishte një pikë kthese që bëri që fuqia e anglosaksonëve, të unifikohet dhe të krijojë Mbretërinë e Bashkuar të Anglisë, në shekullin e dhjetë.
Në këtë zbulim, përfshihen monedha të rralla të alfredit të Wessexit dhe mbretit Ceolwulf i dytë. Në të përfshihen gjithashtu edhe unaza krahu dhe sende argjendi.
Gareth Ëilliams, kurator në Muzeumin Britanik, tha se miksimi dhe shumëllojshmëria e monedhave është vërtet drithëruese.
“Ky zbulim është i gjithi shumë emocionues, jo vetëm për monedhat që janë të mbretërve të mëdhenj por edhe të sendeve të tjera të larmishme të gjetura, që i kanë jetuar historisë mijëra vjeçare” tha ai.
Muzeu britanik ka shfaqur interes që këto sende të qëndrojnë aty, për tu ekspozuar për publikun.
Ato janë regjistruar tashmë në skemën e zbulimeve antike të britanisë dhe mund të shihen edhe online në internet për të apasionuarit pas historisë.
Deri në vitin 2014, pjesë e kësaj skeme të trashëgimisë kulturore dhe antike të Britanisë, janë regjistruar mbi 100 mijë zbulime arkeologjike, nga të cilat 1008 prej tyre janë deklaruar thesar i kombit. 90% e këtyre thesareve, janë zbuluar nga njerëz të ndryshëm, amatorë, përmes detektorëve metalikë.
“Detektori metalik është një hobi i jashtëzakonshëm. Përmes saj mund të kënaqesh, është mëse e shëndetshme, mund të bësh zbulime të jashtëzakonshme, nuk të kushton asgjë përvecse të bledh këtë makinë dhe gjithnjë të jep shansin të bësh dicka të mirë për pasurinë kombëtare, dhe nëse je me fat, mund të bësh realitet ëndërrat e tua,” tha Mathers.
Sigal