Kreditorët ultimatum Greqisë të dalë me reforma të gjithanshme

446
Udhëheqësit evropianë i kanë dhënë kryeministrit grek, Alexis Tsipras, shansin e minutës së fundit, për të dalë me reforma të gjithanshme që do ta shpëtonin vendin e tij nga kolapsi financiar.
Liderët kanë rënë dakord që samiti i fundit të mbahet më 12 korrik dhe kanë autorizuar Bankën Qendrore Evropiane që të sigurojë likuiditet për bankat greke deri në atë datë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka kërkuar nga të 28 anëtarët e BE-së që të ndjekin mbledhjen në Bruksel, duke thënë se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës”.
Eurozona ka pritur të martën që Greqia të dalë me plane të reja, pasi votuesit grekë kanë kundërshtuar kushtet e kreditorëve për ndihmë, në referendumin e së dielës, por autoritetet greke nuk kanë pasur ndonjë propozim të ri. Nëse Greqia nuk arrin të sigurojë fondet e ndihmës nga kreditorët ndërkombëtarë, ajo rrezikon daljen nga Eurozona.
Sigal