Kosovë, vritet për hakmarrje një polic dhe një tjetër është plagosur

803
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, të martën rreth orës 16:30 minuta në qendër të qytetit të Skenderaj, nga një sulm me kallashnikov. Mediat kosovare raportojnë se viktimë ka mbetur Valon Goxhuli, polic, ndërsa është plagosur një i ri, identiteti i të cilit nuk dihet,që ndodhej në veturë me policin. Mësohet se një person ka shtënë me breshëri armësh mbi veturën në lëvizje, në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Skenderaj.

Sipas mediave kosovare ngjarja ka të bëjë me një vrasje që ka ndodhur një natë para ditës së zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit të viti 2013, kur ishte qëlluar me armë Bekim Biringjiku nga Qubreli, ndërsa i dyshuar për vrasjen e tij ishte pikërisht polici Valon Goxhuli. Gjithashtu mësohet, se polici Goxhuli ishte liruar para disa kohësh. Pikërisht krimi i dy viteve më parë ka sjellë edhe hakmarrjen dhe vrasjen e policit.
Sigal