Kosovë/ Vazhdon ndërtimi i autostradës drejt Maqedonisë

478
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, vizitoi të enjten punimet në realizimin e projektit të autostradës Prishtinë- Hani i Elezit, kufiri me Maqedoninë – drejt Shkupit. Kryeministri Mustafa u njoftua nga zyrtarët e kompanisë ndërtuese për ecurinë dhe procesin e punimeve në segmente të caktuara të projektit.

Ai vlerësoi punën që po kryhet dhe theksoi rëndësinë që ka për Kosovën ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor. Kryeministri Mustafa dhe ministri Zharku, gjatë vizitës shikuan nga afër punimet në realizimin e projektit të autostradës që ka filluar në korrik të vitit 2014.
Sigal