Kosovë/ Thaçi nuk kalon raundin e parë,

576
Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur president në raundin e parë. 50 deputetë kanë votuar për Hashim Thaçin, 4 për kundërkandidatin e tij Rafet Rama ndërsa 27 deputetë votën e tyre e kanë bërë të pavlefshme. Pas këtij raundi duhet të votohet edhe një raund tjetër. Nëse as në raundin e dytë nuk merr votat e 80 deputetëve përsëritet raundi i tretë ku kërkohen 31 vota për t’u zgjedhur president i Kosovës.Ndërkohë vijon tensioni në rrugë. Policia e Kosova po përdorë gaz lotsjellës dhe “topa uji” për të shpërndarë një grup protestuesish që hodhën shishe me benzinë në kundërshtim të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Përleshjet filluan pak pasi që në parlamentin e Kosovës filloi procesi i votimit për presidentin e ri të Kosovës.
Sigal