Kosovë: Të enjten pritet të votohet Thaçi për president

433
Ethet për sagën e zgjedhjes së presidentit t ë ri të Kosovës, sipas të gjitha gjasave do të përfundojnë të enjten, ku pritet të dalë në votim për të parin e shtetit emri i shefit të PDK-së, Hashim Thaçi. Një burim i afërt me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i ka thënë Telegrafit se “të enjten kryhet kjo punë, do të zgjidhet presidenti”.

Por, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi, i pyetur se kur do të përfundoj vizita e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa në Londër, ai ka theksuar se “Kryeministri pritet të vijë në Kosovë sonte vonë në mbrëmje ose gjatë ditës së nesërme”. Ndryshe, nesër, në ora 14:00, do të jetë vazhdimi i seancës parlamentare të së premtes.
Sigal