Kosovë, të ardhurat buxhetore rritje 8.7 % krahasuar me vitin 2014

446
Në Kosovë, nga janari në korrik, të ardhurat buxhetore shënuan rritje prej 8.7 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës u miratua Raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – korrik 2015, të cilin e prezantoi ministri i Financave Avdullah Hoti. “Në Raportin e të ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore për periudhën janar – korrik 2015 rezulton se gjatë kësaj periudhe të ardhurat buxhetore janë rritur me 8.7% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014″, theksoi ai.
Ministri Hoti bëri të ditur se, vlera e arkëtuar e të ardhurave nga taksat kufitare përgjatë kësaj përudhe ka regjistruar 498.2 milionë euro apo 7.4% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. “Përveç rritjes së sasisë së importit, kësaj rritjeje i ka kontribuar edhe rritja e normës së akcizës në disa produkte dhe rritja e importit të tyre. Këtu mund të veçojmë rritjen prej mbi 6% të importit të cigareve gjatë periudhës janar-korrik, si dhe rritjen prej 16% të importit të naftës përgjatë kësaj periudhe. Megjithatë, rritja e konsiderueshme e importit në përgjithësi ka kontribuar në rritjen e përgjithshme të të ardhurave të arkëtuara në kufi”, theksoi ai.
Sigal