Kosovë, sot votohet për kryetarin e ri të Drenasit

50
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar mëngjesin e kësaj të diele se, në orën 07:00 janë hapur të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit, për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, ku në garë janë 6 kandidatë.

Të drejtë vote kanë 52.569 votues, ndërsa krahasuar me zgjedhjet e fundit, të drejtë vote kanë edhe 2.338 votues të rinj, apo 4.45% më shumë.
Të gjithë këta votues janë të shpërndarë në 28 qendra votimi, me 72 vendvotime, të cilat janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Në garë për kryetar të Drenasit janë Ramiz Lladrovci, nga PDK; Isa Xhemajlaj, nga koalicioni “Nisma-AAK”; Bedri Nika, nga LDK; Vehbi Berisha, nga “Fjala”; si dhe Xhavit Drenori, kandidat i pavarur.
Në lisën e votimit do të jenë edhe emrat e dy kandidatëve të pavarur që janë tërhequr nga gara, Naim Bazaj dhe Rrahim Elshani. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre.