Kosovë/ Shkarkohet kreu i Listës Serbe Aleksandër Jabllanoviç

415
Aleksandër Jabllanovic nuk do të jetë më përfaqësues as kryetar i Listës “Srpska”.
Ky është vendimi që u mor ditën e enjte nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kosovë të cilët i kanë kërkuar që Jabllanovic të japë llogari për gjithë shpenzimet financiare.
Vendimi i është përcjellë edhe drejtorit të zyrës për Kosovën në Beograd, Marko Djuric i cili ka mohuar se Jabllanovic të jetë përfaqësues i Listës “Srpska”.
“Sa na përket neve, Aleksandër Jablanovic nuk është përfaqësues i Listës ‘Srpska’”, ka thënë Marko Djuric pas një takimi të zhvilluar gjatë ditës nga Qeveria serbe.
Të pranishëm në këtë takim ishin ministrat e Qeverisë së Kosovës, Lubomir Maric dhe Dalibor Jevtic, si dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakic.
Zvëndës kryeministri i Kosovës, Brenamir Stojanovic nënvizoi se ky vendim është marë të mërkurën në mbrëmje pasi sipas tij nuk do të tolerohen veprime të pa përgjegjëshme.
“Kupa është mbushur të mërkurën kur Jablanovic-i kishte organizuar një konferencë me gazetarë. Kemi vendosur, që për shkak të politikës së përgjegjshme që udhëheqim ndaj popullit tonë, të mos tolerojmë më tutje një sjellje të tillë”, u shpreh Stojanovic. 
Sigal