Kosovë, sërish gaz lotsjellës në Kuvend, ndërpritet seanca për zgjedhjen e presidentit

527
Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit është ndërprerë pasi deputetët e opozitës hodhën gaz lotsjellës. Opozita e hodhi gazin lotsjellës gjatë fjalimit të deputetit të LDK-së, Sabri Hamiti. Gazin e hodhën Teuta Haxhiu e AAK-së dhe Faton Topalli i VV-së. Më herët, në fjalën e tij në seancë, Visar Ymeri, kreu i VV-së, theksoi se “Thaçi bekohet nga Vuçiçi për president”. “Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë të shkelë Kushtetutën e vendit dhe t’i falë toka Malit të Zi. Larg qoftë nëse bëhet, por nuk do të jetë kurrë Presidenti i Republikës së Kosovës, pasi bekimin po e merr nga kryeministri i Serbisë, armiku i vendit”, tha Ymeri. Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së tha se Hashim Thaçi, në Kosovën e lirë dhe të pavarur po kërkon të bëhet president me dhunë.
Sigal