Kosovë – Protesta kundër Vuçiç, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan

561
Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, respektivisht vendin e quajtur Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serbë në Kosovë, raporton Indeksonline.

Ndonëse ishte parashikuar që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndërkohë, kryeministri Vuçiç deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

“Nuk vjen në konsideratë ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, ka deklaruar ai.
Sigal