Kosovë, Pritet të zgjidhet Presidenti, opozita kundër

570
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenarë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Dy deputetë kanë prezantuar kandidatët për president, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama – të dy nga PDK-ja. Të pranishëm në sallë janë 104 deputetë. Ndërsa opozita kreu i VV, Visar Ymeri tha se nëse Thaçi zgjidhet President, kjo do të thotë se ai ka marrë bekimin e Vuçiçit. Disa deputetë të LDK-së nuk e mbështesin kandidaturën e Thaçit. Dy deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e Doruntinë Maloku janë deklaruar publikisht se do të votojnë kundër zgjedhjes së Hashim Thaçit në postin e presidentit të Kosovës. Por, megjithatë, këta deputetë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në seancë. Përderisa në sallë nuk janë fare të pranishëm të paktën tre deputetë të LDK-së, Anton Çuni, Vjosa Osmani e Adem Salihaj. Paraprakisht, kundër kandidaturës së Hashim Thaçit ishte deklaruar edhe deputeti tjetër i LDK-së, Arben Gashi, i cili është parë të jetë i pranishëm në sallë. Sidoqoftë, Kuvendi ka kuorumin e mjaftueshëm për vazhdimin e punimeve.
Sigal