Kosovë/ Pas takimit me PDK, Thaçi: Gjykata Speciale votohet javën e ardhshme

457
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi tha se riprocedimi i amendamenteve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale do votohen javën e ardhshme.
Ai shtoi se themelimi i Gjykatës Speciale është në të mirë të vendit dhe se duhet realizuar sa më shpejt.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Thaçi mbledh deputetët e PDK-së për t’i bindur që të votojnë pro themelimit të Gjykatës Speciale.
Një ditë më vonë pritet që edhe kryeminsitri Mustafa të mledhë grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga ku kanë ardhur edhe numri më i madh i votave kundër gjatë votimit të parë.
Sigal