Kosovë/ Opozita hedh gaz lotsjellës, ndërpritet seanca e Kuvendit

465
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me të vetmen pikë, miratimin e Projekt-ligjit për Buxhetin e vitit 2016, është ndërprerë ende pa i filluar punimet pasi që deputetët opozitar nuk kanë lejuar zhvillimin e saj.
Ata fillimisht kanë provuar të mblidhen tek foltorja e Kuvendit, ku janë penguar nga sigurimi, i cili me urdhër të Kryesisë së Kuvendit ishte futur sërish në sallë.
Më pas, deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka hedhur një prej në drejtim të sigurimit, çka e ka shtyrë kryetarin e Kuvendit të kërkoj pauzë. Po ashtu, është vërejtur sërish hedhja edhe e gazit lotsjellës në sallë.
Aktualisht Kuvendi është në pauzë. Kurse kryetari, një pjesë e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare të partive në pushtet janë mbledhur për të shqyrtuar opsionin e vazhdimit të seancës. Nuk përjashtohet si mundësi që seanca të vazhdoj pa opozitën, qoftë edhe në një sallë të improvizuar.
Shpërndaje:
Në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës pritet të shqyrtojë për miratim projekt-ligjin e propozuar nga qeveria për Buxhetin e vitit 2016.
Por, ajo që e bën të paparashikueshëm mbajtjen e kësaj seance është zotimi i opozitës se do ta pengojë atë.
Sigal