Kosovë, Mustafa: S’kemi ndërmend të japim dorëheqje

97
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk kanë ardhur në pushtet për të vjedhur e rrënuar dhe nuk kanë mendjen të japin dorëheqje duke u dorëzuar para atyre që dalin në rrugë. Ai tha se janë të vendosur të punojnë dhe të pranojnë vërejtjet e qytetarëve. Mustafa përmendi edhe Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, ku tha se nuk mund të jenë arsye që të ushtrohet dhunë mbi institucionet e Kosovës. Për demarkacionin tha se nëse ka pas ndonjë gabim ai do të korrigjimet, por nga ekspertet dhe jo nga rruga.