Kosovë, Mustafa: Opozita kërkon zgjedhje me gaz lotsjellës

494
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka hedhur poshtë mundësinë që Prishtina të tërhiqet nga dy marrëveshjet, ajo e bashkësisë së komunave serbe si dhe marrëveshja e kufirit me Malin e Zi.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Mustafa tha se presionet e opozitës janë kota, e sipas tij deputetët e tre partive opozitare kërkojnë zgjedhje të reja me gaz lotsjellës.
“Ata kërkojnë zgjedhje me gaz lotsjellës dhe duan që edhe nëpër vendvotime të hedhin gaz lotsjellës. Si përfaqësues i koalicionit qeveritar, theksoj se koalicioni është shumë i qëndrueshëm dhe po vazhdojmë udhëheqjen e vendit tonë drejt së ardhmes”, tha Mustafa.
Numri një i qeverisë tha se opozita po dëmtonë imazhin e vendit, e ndërsa kërkoi nga organet e rendit ta kryejnë detyrën e tyre karshi ngjarjeve që kanë ndodhur.
Në seancën plenare të distës së enjtë pavarësisht masave të marra nga policia, deputetët e tre partive opozitare në Kosovë futën gaz lotsjellës në Kuvend, e duke përdorur atë blokuan sërish seancën plenare. Kjo është hera e dytë që deputetët e Vetëvendosjes hedhin gaz lotjesllës në kuvend. 
Sigal