Kosovë, Mustafa: Mund të jetojmë edhe pa liberalizimin

468
Kryeministri Isa Mustafa deklaron se bashkëpunimi ekonomik mes të Kosovës dhe BE-së nuk ndodh nëse bizneset dhe qytetarët e Kosovës janë të izoluar. “Nuk shohim asnjë arsye që BE-ja nuk dëshiron vetëm qytetarët e Kosovës të mos mund të lëvizin pa viza”, shprehet kreu i qeverisë. Kreu i qeverisë bëri me dije sot para ministrave të kabinetit ka takuar edhe shefin e zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Mustafa u shpreh se ky dokument nuk është përfundimtar dhe ka të bëjë me zgjerim. “Ne mund të jetojmë edhe pa liberalizim por më keq se të tjerët. Nuk duhet të ketë standarde të dyfishta nga BE-ja. Të bëjmë apel që BE-të jetë e drejtë në këtë proces” , shprehet kryeministri. Më tej Mustafa tha se Kosova ka punuar dhe beson se vitin e ardhshëm qytetarët e saj do të udhëtojnë pa viza.
Sigal