Kosovë, Mustafa: Lufta ndaj ekstremizmit, prioritet kryesor i qeverisë

521
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka ciluar luftën kundër-terrorizmit, një prioritet për qeverinë e tij. Kreu i ekzekutivit mori pjesë në një konferencë e cila trajtoi strategji të ndryshme për parandalimin e esktremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që sjell përfshirjen në akte terroriste. Gjatë fjalës së tij, Mustafa theksoi se përpjekja nuk duhet të jetë vetëm e qeverisë, teksa kërkoi edhe përfshirjen e qytetarëve.

“Strategjia jonë definon disa faza të punës, për të cilat ne duhet të angazhohemi. Duhet të angazhohemi veçmas në parandalimin e ekstremizmit dhe terrorizmit. Ky parandalim kërkon masa të ndryshme edhe në fushën e arsimit, në mënyrë që njerëzit në shkolla të edukohen në formën e tillë që të mos orientohen në mënyrë të dhunshme”.

“Kërkon masa edhe në fushën e ekonomisë, në mënyrë që atyre t’iu sigurohet punësimi dhe mirëqenia dhe kjo të mos jetë shkas i bashkimit të tyre me grupet e ndryshme”, ka theksuar Mustafa. Më tej, Mustafa shtoi se përpjekjet për parandalimin e ekstremizmit duhet të nisin nga edukimi. Në mbyllje, Kryeministri i Kosovës tha se gjëja më e rëndësishme është parandalimi i radikalizimit të të rinjve nga propaganda e organizatave terroriste.
Sigal