Kosovë, Mustafa: Liberalizimi i tregut jo çdoherë ka rezultuar pozitiv

410
Investimet e huaja direkte në Kosovë ishte tema e diskutimit në një tryezë të organizuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Seksionin e Shkencave Shoqërore, ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa.
Në fjalën e tij, kryeministri Mustafa tha se “në këtë tryezë investimet do të trajtohen në disa aspekte. Tranzicioni mes tjerash ka mundësuar liberalizimin e tregut”.
Sipas tij, për shkak të këtij liberalizimi kanë ndodhur ndryshime në tregje, që jo çdoherë kanë rezultuar pozitive.
Ndërsa, deputeti Muhamet Mustafa ka folur për atë se sa investimet e huaja direkte kanë ndikuar në riindustrializim.
Ai tha se ka një ulje të investimeve që nga viti 2017 deri në vitin 2014, kurse në këtë vit ka një rritje të investimeve të huaja.
Sigal