Kosovë/ Mustafa e Tahiri: Marrëveshjet nuk e shkelin Kushtetutën, kodi telefonik +383

413
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur sot (28 gusht) për arritjen e marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit në një konferencë për mediat me ministren për dialog, Edita Tahiri.
Mustafa ka thënë se “Kosova ishte pjesë e diskutimeve për të sotmen dhe të ardhmen e Ballkanit perëndimor në Vjenë”.
Kryeministri i Kosovës u shpreh po ashtu se “me marrëveshjet e reja i është dhënë fund strukturave paralele në veri të Mitrovicës”.
“Në Vjenë ishim të barabartë me shtetet e tjera. Po punojmë që të arrijmë të gjitha premtimet për ndërtimet e shtetit. Këto marrëveshje i japin fund ndërhyrjes së sebëve në Kosovë,” ka thënë Mustafa.
Mustafa foli edhe për marrëveshjen për asocacionin ku tha se është në parim me pakon e Ahtisarit.
“Kjo marrëveshje i adresohet ligjeve të Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia i ka pranuar ligjet e Kosovës dhe Gjykatën Kushtetuese. Themelimi i këtij asociacioni është në harmoni të plotë me ligjet e Kosovës. Asocacioni do të jetë bashkpronar i kompanive që kryejnë shërbime lokale, jo pronare e kompanive publike,” tha Mustafa.
Kryeministri i Kosovës tregoi zyrtarisht edhe kodin telefonik të Kosovës, i cili do të jetë 00383
Sigal