Kosovë/ Mblidhet Kryesia e Kuvendit, i pranishëm Albin Kurti

56
Në Kuvendin e Kosovës ka nisur në orët e fundit mbledhja e Kryesisë, e cila po shqyrton kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca në fjalë do të ketë në fokus zgjedhjen e presidentit, që pritet të jetë Hashim Thaçi, i kundërshtuar nga opozita. Në mbledhjen e kryesisë janë lejuar të hynë edhe përfaqësuesit e opozitës, mes të cilëve deputeti Albin Kurti.