Kosovë, mbi 15 mijë qytetarë duan liberalizim ‘të shpejtë’ vizash

492
KOSOVË- Qytetarët e Kosovës kërkojnë përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për lëvizjen e lirë të tyre në Europë dhe kanë zgjedhur një mënyrë të thjeshtë për të shprehur kërkesën e tyre. Mbi 15 mijë qytetarë kanë nënshkruar peticionin për përshpejtimin e procesit aktivitet ky që ka nisur një javë më parë nga ana e shoqërisë civile, të prirë nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).Këtij peticioni i janë bashkuar edhe 500 letra nga qytetarët drejtuar përfaqësuesit të Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe ministrit kosovar për Integrime Europiane, Bekim Çollaku, me të cilat qytetarët po shprehin nevojën e tyre për lirinë e lëvizjes.
Ky aktiviteti parashikohet të zgjasë dy javë, pra deri më datën 28 të këtij muaji, por varësisht nga ecuria e procesit, organizatorët mund të vazhdojnë aktivitetin edhe për disa ditë të tjera.
Visare Aliu nga KFOS, koordinatore e fushatës, thotë se numri i deritanishëm i nënshkrimeve është relativisht i kënaqshëm dhe bën të ditur se edhe numri i qytetarëve që po lënë kartolina gjatë aktivitetit, për përfaqësuesit e BE-së dhe ata të Kosovës, është mjaft i madh. Deri tani janë shkruar 500 kartolina. dhe kjo, sipas Aliut, është mundësuar në mënyrë që qytetarët mos t’i drejtohen vetëm Bashkimit Europian, por edhe Qeverisë së Kosovës, në mënyrë që kjo e fundit të bëjë më shumë presion tek ndërkombëtarët dhe të punojë drejt përmbushjes së kritereve të kërkuara për lëvizje të lirë bëjnë me dije mediat kosovare 
Sigal