Kosovë: Kryeministri Mustafa vizitë zyrtare në Lituani

491
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Lituani, me ftesë të kryeministrit të Republikës së Lituanisë, Algirdas Butkeviçius. Gjatë qëndrimit në Vilnius, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga ministrat Arban Abrashi dhe Mahir Yagcilar, do të zhvillojë takime me kryeministrin e Butkeviçius, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe personalitete të tjera në Lituani.
Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë takime me kryetaren e Parlamentit të Lituanisë, Loreta Grauzhiniene dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Lituanisë, Linas Linkeviçius. Gjatë takimeve të kryeministrit Isa Mustafa me udhëheqësit e shtetit të Lituanisë, do të bisedohet për fuqizimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, si dhe përkrahjen e Lituanisë për proceset integruese evropiane të Kosovës, si dhe tema të tjera të interesit të përbashkët. Pavarësinë e Kosovë të shpallur në 17 shkurt 2008 Lituania e ka njohur në 6 maj po të atij viti historik.
Sigal