Kosovë, Kryeministri Mustafa shprehet i gatshëm të dialogojë me opozitën

453
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është treguar i gatishmërinë që në çdo moment të bisedojmë me opozitën.
“Ne jemi të gatshëm të ulemi në çdo moment të bisedojmë me opozitën dhe të gjendet zgjidhja mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. I bëjë thirrje opozitës të ulemi të diskutojmë në Kuvend. Ne jemi të përkushtuar që të mos ketë më gaz lotsjellës në Kuvend dhe se fotografitë e ditëve të fundit të mbesin në të kaluarën”, ka thënë Mustafa, raporton RTK
.
Këto deklarata Mustafa i ka bërë sot, teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e 62-të të qeverisë, ku janë shqyrtuar ligji për agjencinë kosovare të privatizimit dhe ai për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme dhe të parakohshme në Universitetin e Prishtinës.
Sigal