Kosovë, Kryeministri Mustafa: Asociacioni do të bëhet sipas Kushtetutës

595
Kryeministri Isa Mustafa pasi është kthyer nga Brukseli ka thënë se takimin e radhës me palën serbe kanë biseduar për implementimin e marrëveshjeve të deritanishme dhe masat që duhet t’i marrim të dy palët në mënyrë që marrëveshjet të zbatohen.
Sipas Mustafës në takimin me palën serbe me ndërmjetësim të BE-së janë koncentruar në tri çështje themelore.
“Në implementimin e marrëveshjes për diplomat, për çfarë është arritur pajtueshmëria. Është biseduar për lirinë e lëvizjes ku janë përafruar çështjet. Po ashtu është trajtuar edhe çështja e procedimit lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, jo të negocimit të saj”, tha Mustafa në një konferencë për media., shkruan Koha.net
Mustafa tha se në Bruksel pala e Kosovës ka kërkuar që themelimi i Asociacionit të bëhet sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Po ashtu kemi kërkuar që krahas agjendës të hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave duhet ta kemi dhe agjendën e zhbërjes të strukturave paralele”, tha Mustafa.
Sigal