Kosovë, konfiskohen produkte farmaceutike të kontrabanduara

416
Në Kosovë, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe institucionet tjera relevante, pas hetimeve të zhvilluara ka realizuar një operacion të suksesshëm në lidhje me produkte farmaceutike të dyshuara si të kontrabanduara.
Sot, bazuar në urdhëresën e lëshuar, Policia e Kosovës ka kryer bastisjen e disa lokacioneve, në tre rajone – qytete të Kosovës.
Me këtë rast, lidhur me dyshimet për veprat penale kontrabandim me mallra, përdorim i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme, është konfiskuar një sasi e madhe e produkteve të ndryshme, farmaceutike të dyshuara si dhe një sasi e konsiderueshme e paketimeve për këto produkte, njoftoi Policia e Kosovës
Sigal