Kosovë: Konfiskohen 312 kilogramë drogë, arrestohen 9 persona

466
Policia e Kosovës, në vazhdën e luftës së narkotikëve ka zhvilluar një hetim tre mujor, në bashkëpunim me me Gjykatën Themelore në Ferizaj, për përfshirjen e disa personave për shitjen e paautorizuar të substancave narkotike.
Ky operacion ka rezultuar me sukses, ku janë konfiskuar mbi 312 kilogramë drogë të llojit marihuanë.
Në këtë operacion janë arrtestuar edhe 9 persona, të dyshuar në përfshirje në veprën penale të trafikimit me narkotik.
Kjo sasi e drogës ka pasur për destinacion tregun jashtë Kosovës, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sigal