Kosovë / Kapet shtetasi shqiptar me 2.13 milionë euro fallco

496
Ditën e sotme në kufirin e Kosovës janë kapur dy persona të cilët mbanin me vete 1 qese të mbushur përplot me para fallco.
Vlera e parave të sekuestruara kap shifrën e mbi 2 milionë eurosh, dhe është sasia më e madhe në 2 dekadat e fundit.
Policia tha në deklaratën për shtyp se të dyshuarit, një burrë nga Kameruni dhe një shtetas shqiptar, u ndaluan nga policia në kufirin me Shqipërinë fqinje në orët e para të mëngjesit të së premtes.
Kartëmonedhat e falsifikuara ishin të ndara në vlera prej 500, 200, 100 dhe 50 eurosh. Gjithashtu brenda në qese u gjetën 3 mijë fletë të bardha dhe kimikate që përdoren për printimin e parave të rreme
Pavarësisht pranisë së zyrtarëve të Bashkimit Evropian (BE), policisë dhe paqeruajtësve të NATO-s, në kufijtë e Kosovës kontrabanda mbetet një çështje e hapur dhe mjaft shqetësuese.
Sigal