Kosovë, Jahjaga: Kriza nuk duhet lejuar, që të thellohet edhe më tutje

81
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se të gjitha mosmarrëveshjet ose pakënaqësitë duhet të zgjidhen brenda institucioneve të Kosovës e jo në rrugë. “U bëj thirrje deputetëve të Kuvendit që këtë debat dhe të gjitha këto pakënaqësi duhet ta kthejnë kuvend dhe jo që ta thellojnë edhe më shumë krizën në vend”, ka thënë presidentja në një intervistë në RTK. Sipas Jahjagës veprimet e fundit kanë lënduar konsensusin demokratik për të cilin është investuar gjithë këto vite.
“Kriza nuk duhet lejuar që të thellohet edhe më tutje”, ka thënë Jahjaga. Sipas saj subjektet politike duhet të sigurojnë funksionimin e institucioneve të vendit e jo që ta zvarrisin atë. Ajo ka lënë të kuptohet se nuk do të ndërhyjë në këtë çështje pasi që sipas saj nuk janë shterur të gjitha mundësitë për të dalë nga kjo situatë.