Kosovë, Haradinaj flet pas takimit me Metën: Zgjidhja, lirimi i të burgosurve politikë

556
Gjetja e një mundësie për t’iu kthyer normaliteti institucioneve institucionale, ishte tema e takimit mes kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta të zhvilluar paraditen e sotme në Prishtinë. Në një intervistë për “Epoka e Re”, pas takimit Haradinaj tha se Meta “ishte i interesuar për ta gjetur një zgjidhje, e cila do ta kthente normalitetin e jetës institucionale. Ai ka thënë se do t’i dëgjojë të gjithë për ta parë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje” Haradinaj konfirmoi se Meta ndodhej në Prishtinë si negociator i cili para se të jepte zgjidhjen do zhvillonte takime me të gjitha palët. Nga ana e tij, Haradinaj shtoi se kishte prezantuar qëndrimin e tij se “ dalja nga gjendja e tashmë është anulimi i marrëveshjeve të dëmshme për vendin dhe lirimi i atyre, që janë të burgosur politikë” 

Për Haradinaj: “Çdo interesim për temat që kanë të bëjnë me situatën në Kosovë është i mirëseardhur. Pra kjo iniciativë e tij është e mirëseardhur. Meqenëse kemi një traditë të komunikimit me të gjithë, që vijnë nga Tirana zyrtare, ne jemi të interesuar që të bisedojmë. I pyetur nëse do të shkojë në takimin e planifikuar të mbahet nesër me ftesë të kryeministrit Mustafa u shpreh: Ne nuk shkojmë në takim me kryeministrin. Është një ftesë e vonuar dhe e thatë. Është i njëjti kryeministër, i cili ia ka shkaktuar këto trauma vendit që disa muaj. Tash së fundi, pas gjithë kësaj, ai kërkon një takim të thatë, pa përmbajtje dhe nuk ka kuptim kjo sjellje e tij.
Takimet e Metes ne Prishtine
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas një takimi më homologun e tij nga Kosova, Kadri Veseli në orët e vona të ditës së djeshme, sot në orët e mëngjesit takoi edhe liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sigal