Kosovë/ Haradinaj: Demarkacioni jo vetëm i Thaçit por edhe imi

500
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se Marrëveshja për Demarkacionin më Malin e Zi do të shkojë në Kuvend së bashku me aneks-marrëveshjen dhe me raportin e Shpejtim Bulliqit. Në një deklaratë për mediat, kryeministri Haradinaj ka thënë se në seancë plenare do të votohet vetëm Marrëveshja, ndërsa pjesët shtesë do të aprovohen.
Haradinaj ka thënë se Marrëveshjen e ka nënshkruar Presidenti Hashim Thaçi, por ajo Marrëveshje nuk është vetëm e tij.
“Me siguri seanca do të ftohet ose nesër ose pasnesër. Sepse nuk kemi kohë për të humbur,” – është shprehur Haradinaj.
“Ne kur i dërgojmë Parlamentit tonë për votim ligjin, por edhe dokumentet tjera përcjellëse dhe raporti i komisionit të Bulliqit, Kosova pra e voton ligjin edhe aprovon materialet tjera përcjellëse”, ka thënë ai.
Sigal