Kosovë, Gjykata Kushtetuese pezullon marrëveshjen për Asociacionin

451
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur si masë të përkohshme, pezullimin e marrëveshjes për Asociacionin, deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e këtij institucioni. Vendimi është publikuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ku sqarohet se, në seancën e së martës gjykata miratoi masën e përkohshme për kërkesën e paraqitur nga Presidentja e Republikës së Kosovës “lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme apo Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese pezullon zbatimin e çfarëdo veprimi të mëtejshëm ligjor mbi bazën e përmendur nga Presidentja, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Sigal