Kosovë/ Festohet Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Jahjaga: Miqësi e përhershme

411
“Sonte jemi mbledhur të shënojmë përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për t’i shprehur mirënjohje dedikimit të saj të paepur paqes, lirisë dhe demokracisë anekënd botës”, u shpreh sot në mbrëmje Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Në këtë ditë të posaçme, unë po ashtu dëshiroj të shënoj miqësinë e përhershme dhe partneritetin e vlerësuar në mes të popullit të Kosovës dhe popullit Amerikan”, theksoi ajo.
Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson ishte mikpritëse e organizimit të përvjetshëm të ambasadës të kremtimit të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së që mbahet në 2 Korrik 2015 në rezidencën e saj në Prishtinë.
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Prishtinë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënoi vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Sigal