Kosovë, dy të paraburgosur nën dyshimet së u përpoqën të shkojnë në Siri

532
Një gjykatë në Prishtinë u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh dy shtetasve të Kosovës, që kishin provuar t’i bashkohen luftës në Siri, dy ditë pasi u ishin dorëzuar autoriteteve të Kosovës nga autoritetet turke.
Në një njoftim të gjykatës thuhet se dy shtetasit që u identifikuan vetëm më nistoret A.D. dhe K.B. me 25 korrik ishin larguar nga Kosova në drejtim të Maqedonisë dhe prej andej kanë arritur ne aeroportin ‘Ataturk’ të Stambollit. Dy ditë më vonë ata ishin kapur nga autoritetet turke derisa po përpiqeshin të kalonin kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.
Më pas autoritetet turke i kishin dorëzuar ata tek autoritetet e Kosovës.
Paraburgimi i tyre pasoi një periudhë prej gati një viti gjatë së cilës autoritetet kishin pohuar se nuk ka pasur raste të reja të regjistruara të shkuarjeve në Siri.
Që nga viti 2014, autoritetet në Kosovë kanë bërë përpjekje që nëpërmjet arrestimeve dhe ligjeve të pengojnë përfshirjen e qytetarëve të saj në luftërat në Siri dhe Irak. Një ligj i miratuar dy vjet më parë parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për përfshirjen në ato luftëra.
Mbi 200 persona janë hetuar dhe rreth 130 veta janë arrestuar gjatë kësaj kohe. Rreth 50 veta janë dënuar në gjykatat e vendit.
Që nga viti 2012 besohet se në atë zonë kanë qëndruar mbi 300 luftëtarë nga Kosova, ndërsa janë kthyer rreth 120 syresh. Mbi 60 veta besohet se janë vrarë në luftërat një Lindjen e Mesme ku edhe më tej ndodhen rreth 75 luftëtarë dhe po aq gra e fëmijë.
Sigal