Kosovë, bashkëshorti i deputetes Donika Kadaj: Eshtë helmuar në burg

400
Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, është helmuar me ushqim në Burgun e Lipjanit, ku është duke vuajtur ditët e caktuara të paraburgimit. Lajmi është bërë i ditur nga bashkëshorti i saj, Naser Bujupi, për Politiko.net.
“Donika që dy ditë është e hospitalizuar në spitalin brenda Burgut të Lipjanit. Ajo është helmuar me ushqimin që i është servirur në burg”, – ka deklaruar Bujupi.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, është arrestuar nga Policia e Kosovës pas hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Sigal