Kosovë/ Asociacioni dhe Demarkacioni, opozita proteston sot në Gjakovë

510
Kundërshtimet e opozitës përveç në kryeqendër do të zhvendosen edhe në qendrat tjera të Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilët po kundërshtojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, do të protestojnë sot në Gjakovë në orën 13:00.
Manifestimi për Republikën”, do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të flasin Visar Ymeri, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj
Sigal