Kosovë, arrestohet Albin Kurti dhe Glauk Konjufca

526
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se në këto momente, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, Policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup. “Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, Policia po do që t’i arrestojë ata. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t’i arrestojnë ata”, thuhet në njoftimin për media të këtij subjekti politik.

“Pozita ka vendosur që përmes dhunës policore ndaj deputetëve, ta mbrojë “Zajednicën”. Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti. Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend”, përfundon ky njoftim.
Sigal