Kosovë, arabët mbajnë premtimin, dhurojnë mbi 22 mln euro për ndërtimin e spitalit të fëmijëve

461
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pret në takim një delegacion të Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët do të nënshkruhet marrëveshja 22 milionë euro për ndërtimin e spitalit. Zyra për media e Presidencës njofton se vizita e delegacionit të Emirateve të Bashkuara Arabe vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së një donacion prej mbi 22 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri Pediatrik-Kirurgjik, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pas takimit, Presidentja dhe delegacioni i EBA do të vizitojnë vendin, ku do të ndërtohet spitali i ri Pediatrik-Kirurgjik (afër spitalit pediatrik në QKUK).
Sigal