Kosovë, apeli lë në fuqi masën 30 ditë burg për Albin Kurtin

459
Eshtë lënë në fuqi masa e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Albin Kurti. Kështu, Apeli ka refuzuar si të pabazuar, ankesën e avokates mbrojtëse, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
I pandehuri akuzohet nga ana e prokurorisë, për tre vepra penale: “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Pengim te personit zyrtar në kryerjen e detyrës”, si dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, pretendimet ankimore se nuk ekziston dyshimi i bazuar, nuk qëndrojnë, duke qenë se provat të cilat i ka prezantuar prokurori, në këtë çështje juridiko-penale, si ekzaminimi i vendit të ngjarjes, fotografitë dhe video-incizimet e marra nga regjia e objektit, ku dyshohet të ketë ndodhur ngjarja, e argumentojnë dyshimin e bazuar.
Gjykata e Apelit vlerëson, se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit vetëm konform nenit 187.
Sigal