Kosovë, Ambasadori O’Connell: Veprimet e opozitës, jo-demokratike

492
Vetëm disa ditë përpara protestës së thirrur nga opozita, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Connell, ka deklaruar se veprimet e përfaqësuesve opozitarë në Parlament janë jo-demokratike. Gjatë një intervistë të dhënë, ai ka nënvizuar rëndësinë që ka respektimi i institucioneve, duke kërkuar që çdo proces politik të realizohet përmes tyre dhe jo nëpërmjet mjeteve të tjera.
O’Connell: “Ne jemi të hapur për bisedat me ta, por ata të mos mendojnë se veprimet e tyre janë demokratike. Nuk janë të tilla duke sulmuar politikanë të tjerë, duke tentuar që të flasin në emër të kombit, duke përdorur dhunë. Këto nuk janë mjete demokratike. Nuk shoh asnjë arsye për të përdorur dhunë”
Më tej, O’Connell deklaroi se mos-anëtarsimi i Kosovës në UNESCO për vetëm dy vota, ishte një zhgënjim i madh.
“Ka qenë një zhgënjim që Kosova nuk ka pasur sukses për vetëm dy vota. Po mendoj që Kosova është e qartë që shumica e vendeve mendojnë se Kosova e ka vendin e vet në bashkësinë kombëtare”, tha ambasadori britanik.
Në mbyllje, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe diskutoi edhe për marrëveshjen e krijimit të asosacioneve në komunat me shumicë popullsie serbe, duke thënë se vendimi i marrë nga Gjykata Kushtetuese duhet të respektohet. Sipas tij, krijimi i këtij statuti duhet të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur me ndërmjetësimin e BE-së, por duke respektuar plotësisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Sigal