Kosovari, Lavdrim Muhaxheri është gjallë reklamon edhe monedhën e ISIS

406
SIS prej ditësh ka dalë me monedhën e vet e nuk do të mund të përdoret për tregti jashtë territoreve që kontrollon.
Por ajo që është interesante në një nga videot propaganduese është se këtë monedhë e promovon kosovari nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri.
Megjihatë, ndërsa lartëson monedhën e tij të re – shkruajnë mediat britanike – ISIS vazhdon t’i paguajë bandat e xhihadistëve me dollarë amerikanë, ndërsa këto të fundit apo edhe monedhat lokale përdoren gjithashtu edhe për shkëmbimet tregtare.
ISIS pretendon se Monedha e artë 21-karatësh dhe me peshën prej 4.25 gramësh do të jetë i barasvlefshëm me 139 dollarë amerikanë. 
Sigal