Kosova zë vend nderi në festën e SHBA

470
Beqir SINA, New York City

Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare, nuk ishte e ftuar në pritjen e SHBA. Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçiu, mori pjesë në festën e falënderimit të SHBA, më 3 janar 2018

UN – NEW YORK: Ambasadorja Nikki Haley fton 64+1 (Kosovën) vende që nuk e kundërshtuan njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Një ftesë zyrtare, kjo, kur për herë të parë mbas 27 vjetëve të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, mes Shqipërisë dhe SHBA, mungon një ftesë për vendin më mik dhe aleat i Shteteve të Bashkuara – vendi më proamerikan në botë – përfaqësuesja e Shqipërisë – diplomacia shqiptare në Nju Jork, raporton korrespondenti i INA nga Nju Jorku.

Mirëpo, në ftesën zyrtare, si njoftoi – Ambasadorja Teuta Sahatçia Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, ka marrë mbrëmë pjesë si mysafire nderi duke përfaqësuar shtetin e Kosovës – në Kombet e Bashkuara, në mesin e 64 shteteve të ftuar në pritjen vjetore që u organizua për trupin diplomatik, nga Misioni i SHBA, në OKB, ambasadorja Nikki Haley.

Një fakt tjetër, e ftuar ishte edhe Maqedonia, e cila nuk mori pjesë në votim, por lëshoi sallën në momentin e votimit më 20 dhjetor 2017 kur 128 shtete, përfshirë Shqipërinë votuan kundra Presidentit Trump për zhvendosjen e Ambasadës së SHBA në Jerusalem.

Të çuditë fakti pse Ambasadorja Nicki Haley megjithëse, Kosova, s’bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara u ftua si vende nderi madje mori edhe vëmendjen e Ambasadores së Shteteve të Bashkuara, e cila i adresoi me ketë rast një mirënjohje të veçantë mes 64 vendeve të botës.

Nicki Haley: “Është e lehtë për miqtë të jenë me ju në kohët e mira, por janë miqtë që janë me ju gjatë kohës sfiduese, të cilët nuk do të harrohen kurrë”

Në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook Ambasadorja Tetuta Sahatçia shkruan: “Sonte isha e ftuar nga Ambasadorja e SHBA pranë KB Znj. Nikki Haley në pritjen e organizuar për “Falënderim për miqësi”.

Ajo tha se “votimi i Rezolutës në Asamblenë e përgjithshme ishe votim për ta lënë të vetmuar SHBA, dhe për ta nënçmuar atë. Ky votim nuk ka prodhuar asnjë rezultat legal, sepse askush nuk do t’i tregojë SHBA-së ku do të vendosë ajo ambasadat e saj nëpër botë.”

Më pas Amb. Nicki Haley falënderoi 64 shtete duke lexuar veç e veç emrin e secilit shtet, i cili votoi kundër Rezolutës, abstenoi apo nuk mori pjesë fare në votim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara falënderoi edhe Kosovën për mesazhet dhe për miqësinë e përhershme dhe të fuqishme me SHBA, duke ritheksuar se do të punojmë fuqishëm që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara.
Ajo tha se “SHBA dhe ajo personalisht kurrë nuk do te harrojë miqtë, të cilët e përkrahën në këtë rast.”

Përmes video-linkut Presidenti Trump gjithashtu falënderoi shtetet e pranishme për miqësi me SHBA.



Sigal