Kosova pritet të përfitojë qindra miliona euro nga SHBA

481
Koorporata e Sfidave të Mijëvjeçarit MCC, një agjenci e themeluar kjo nga Qeveria Amerikane, për herë të parë pas një periudhe 5-vjeçare i ka hapur rrugë edhe Kosovës që të përfitojë qindra miliona euro në formë të granteve, transmeton KosovaPress. Kjo agjenci çdo vit ndan grante për shtete të ndryshme në botë, për të mbështetur zhvillimin ekonomik. Së fundi, Liberia ka përfituar jo më pak se 257 milionë dollarë, për përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe rrugore. Edhe Shqipëria nga e njëjta agjenci ka përfituar mbi 15 milionë dollarë për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe për të siguruar lirinë ekonomike.

Tashmë përfitimi i këtyre granteve do të jetë i mundur edhe për Kosovën, pasi Kosova ka kaluar vlerësimin në MCC, që është një përmbledhje prej 20 indikatorëve të pavarur të hartuar nga një palë e tretë, të cilët masin performancën e politikave të vendit në fushat e lirisë ekonomike, investimit në resurset njerëzore dhe qeverisjen e drejtë. Bazuar në publikimin e vlerësimit të cilin Kosova e ka pranuar nga ana e MCC-së, këtë vit Kosova në vlerësimin e përgjithshëm ka shënuar përmirësim në disa nga indikatorët të cilët janë vlerësuar dhe kualifikohet për mbështetje nga ana e kësaj agjencie.

Në dhjetor, Bordi i Drejtorëve të MCC-së pritet të selektoj përfituesit e asistencës përmes granteve bazuar në performancën e notimit, informatave relevante plotësuese, përpjekjeve të përgjithshme për uljen e varfërisë, gjenerimit të rritjes ekonomike dhe fondeve ne dispozicion. Në mënyrë që Kosova të ketë përfitime në shumë fusha, sipas burimeve ndërkombëtare të KosovaPress është angazhuar edhe Kongresi Amerikan. 
Sigal