Kosova pret konferencën ndërkombëtare “Germia Hill”

572
Kosova ka pritur konferencën ndërkombëtare Germia Hill ku tema e trajtuar ka qënë ajo e sigurisë në Europën juglindore në kontekstin e përmbushjes së sfidave rajonale.
Të pranishëm në këtë konferencë kanë qënë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, Zv. Kryeministri Hashim Thaçi, Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli si dhe dhjetëra përfaqësues të tjerë diplomatikë.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Mustafa nënvizoi se qeveria e tij ka marrë një sërë masash për të përmirësuar termat e sigurisë, ndër të cilat përmendi uljen e numrit të azil-kërkuesve kosovarë si dhe hapat për modernizimin e ushtrisë.
Ndërkohë, zv. Kryeministri Thaci nënvizoi se Kosova duhet të përkrahet edhe nga organizmat ndërkombëtarë, pasi sipas tij, qeveria po përballet me zërin nacionalist.
Ministrja e Mbojtes së Shqipërisë, Mimi Kodheli bëri thirrje që të ketë më shumë përpjekje për të ndaluar radikalizmin e të rinjve.
Konferenca “Germia Hill”, ndër tjera ka për qëllim që të ndihmojë edhe promovimin e axhendës së Kosovës për anëtarësim në BE e NATO.
Sigal