Kosova në pritje të konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, koalicioni PAN gati për 7 shtator

499
Koalicioni PAN vazhdon që javë pas jave të premtojë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë ndersa vendi po rrumbullakos muajin e tretë pa institucione të reja.
PAN-i kësaj radhe ka përmendur 7 shtatorin si datë kur Kadri Veseli mund të zgjidhet kryetar i Kuvendit. E votën kundër Veselit edhe këtë herë kanë konfirmuar “Vetëvendosja” dhe LAA-ja, transmeton zeri.info.

Premtimet për krijimin e institucioneve të reja i kishin nisur me frazën “Në javën e parë të afatit ligjor Kosova do t’i ketë institucionet e saj”. Mirëpo kaluan edhe shumë javë të tjera, të cilat u bënë muaj dhe Kosova ende nuk ka as kryetar Kuvendi e as kryeministër të ri.

Tani koalicioni fitues i zgjedhjeve (PAN) është zotuar përsëri se “këtë javë” do ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit, si dhe do të formojë institucionet. Përfaqësuesit e këtij koalicioni kanë thënë se një gjë e tillë nuk mund të shtyhet më larg se fundi i kësaj jave.

Në dallim me herët e tjera, PAN-i pritet të dëshmojë nëse vërtet ka siguruar votat për ta zgjedhur kryetar Kuvendi Kadri Veselin (të nominuarin e vetëm të këtij koalicioni) apo jo.

E pavarësisht se blloku PDK-AAK-Nisma është i vendosur se Kuvendi do të konstituohet së shpejti, përfaqësuesit e lëvizjes “Vetëvendosje” dhe të LDK-së ritheksojnë se nuk do ta votojnë në asnjë formë Veselin për kryeparlamentar. Megjithatë, nga PAN-i kanë thënë se sot ose nesër pritet të bëhet e ditur zyrtarisht data e seancës, ku edhe pritet të votohet i nominuari për kryeparlamentar nga ky grup.
Sigal